Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Nga goditja e topit të hokejit në kokë – ka vdekur referi


Ilustrim

Ilustrim

Një refer i hokejit në akull ka vdekur pas një lëndimi të pësuar nga goditja e topit.

Federata Çeke e Hokejit në Akull tha se referi, Pavel Lainka, 24 vjeçar, ka vdekur të dielën, pa elaborim të lëndimit të tij, raporton AP nga Praga.

Sipas raporteve në media, Lainka ishte qëlluar në kokë nga topi i hokejit gjatë një ndeshjeje në kategorinë e të rinjëve.

Federata tha se një minutë e heshtjes për nder të referit Lainka do të mbahet në të gjitha takimet e dy ligave më të larta të hokejit në akull në këtë vend.

XS
SM
MD
LG