Ndërlidhjet

logo-print

Clinton: S’e kam ditur që pneumonia bëhet problem i madh


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, e ka fshehur diagnozën e pneumonisë nga shumica e stafit.

Sipas disa raporteve, vetëm familja dhe disa ndihmës të afërt kanë qenë në dijeni.

Clinton është diagnostikuar më 9 shtator, por ajo ka vazhduar fushatën.

Ekipi i saj është detyruar ta bëjë publike diagnozën të dielën, kur Clinton ka humbur balancën, në një shërbim përkujtimor për 11 shtatorin.

Duke folur në një intervistë për televizionin CNN, Clinton ka thënë se tani ndihet shumë më mirë.

“Nuk e kam ditur se do të bëhet një problem kaq i madh”, ka thënë Clinton pasi është pyetur se përse nuk e ka bërë publike diagnozën.

Demokratët tani janë të shqetësuar se diganoza e Clintonit do të shfrytëzohet nga kundërshtarët e saj republikanë.

Lexoni edhe këtë:

Pneumonia e Clintonit ngre shqetësime për Demokratët

XS
SM
MD
LG