Ndërlidhjet

logo-print

Hakerët rusë publikojnë raporte sekrete të atletëve amerikanë


Raporti sekret mjekësor i gjimnastes Simone Biles ka rrjedhur në publik.

Raporti sekret mjekësor i gjimnastes Simone Biles ka rrjedhur në publik.

Agjencia Botërore Kundër Dopingut akuzoi hakerët rusë për publikimin e dokumenteve sekrete mjekësore të atletëve olimpikë amerikanë.

Atletët e prekur përfshijnë tenistet Venus dhe Serena Williams dhe gjimnasten Simone Biles.

Një grup që e quan veten “Fancy Bears” ka marrë përgjegjësinë për ndërhyrjen në bazën e të dhënave të Agjencisë Botërore anti-Doping.

Kjo e fundit tha përmes një deklarate se sulmet kibernetike janë përpjekje për të minuar sistemin global anti-doping.

Disa atletë rusë janë ndaluar nga Lojërat e sivjetme Olimpike në Rio de Zhaneiro për shkak të një programi të dyshuar të dopingut, të sponsorizuar nga shteti.

“Le të dihet se këto akte kriminale dobësojnë në masë të madhe përpjekjet e komunitetit global anti-doping për të rivendosur besimin në Rusi”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut, Olivier Niggli.

XS
SM
MD
LG