Ndërlidhjet

Pentagoni: Nga sulmet ajrore kundër IS-it mund të jenë vrarë civilë


Aeroplanë luftarakë amerikanë të tipit F18E
Aeroplanë luftarakë amerikanë të tipit F18E

Pentagoni ka thënë mbrëmë vonë se tri sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik (IS) në Siri, gjatë 6 ditëve të fundit, “kanë mundur të rezultojnë me viktima civile”.

SipasKomandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, këto incidente kanë ndodhur më 7 shtator në Az Zawr, më 10 shtator afër qytetit Raka dhe më 12 shtator afër vendit Ash Shaddada.

Nuk është dhënë numri i njerëzve të vrarë apo të plagosur.

Mëtutje, theksohet se më 7 dhe 12 shtator janë goditur makina joushtarake, që kanë hyrë në hapësirën e shënjestruar pas hedhjes së armatimit nga aeroplani.

XS
SM
MD
LG