Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Armëpushimi në Siri ndikoi në rënie të dhunës


Staffan de Mistura

Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, mbrëmë e ka lavdëruar “rënien e rëndësishme të dhunës” në 24 orët e para të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive.

“Situata është përmirësuar në mënyrë dramatike”, tha zoti Mistura, dhe ka shtuar se nëse armëpushimi vazhdon të respektohet, atëherë “shumë shpejtë” do të dërgohen ndihma për sirianët e bllokuar.

Aktivistët sirianë kanë raportuar për dhunë sporadike të kryer nga forcat qeveritare dhe kryengritësit, prej se marrëveshja për armëpushimi ka hyrë në fuqi në perëndim të Diellit më 12 shtator.

Ky armëpushim nuk vlenë për dy grupe ekstremiste.

XS
SM
MD
LG