Ndërlidhjet

OKB: Pritet autorizimi i qeverisë së Sirisë për ndihma


Pamje e mëparshme e kamionëve me ndihma për banorët në Siri

Pamje e mëparshme e kamionëve me ndihma për banorët në Siri

Kombet e Bashkuara thonë se ndihmat për afro 250 mijë njerëz të bllokuar në Siri, përfshirë qytetin Alepo, me gjasë do të arrijë “shumë shpejt”.

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se vetëm pritet autorizimi i qeverisë së Sirisë për dërgimin e ndihmave.

Dy konvoje të ndihmave, secili me nga 20 kamionë, po presin në kufirin e Turqisë për të kaluar në pjesën veriore të Sirisë.

Qeveria e Sirisë ka thënë se nuk do të lejoj asnjë ndihmë humanitare për në Alepo, që hynë nga Turqia, e cila nuk është e koordinuar me Damaskun dhe Kombet e Bashkuara.

Zoti Mistura, mbrëmë e ka lavdëruar “rënien e rëndësishme të dhunës” në 24 orët e para të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në Siri.

XS
SM
MD
LG