Ndërlidhjet

UEFA: Aleksandar Çeferin i Sllovenisë – president i ri


Aleksandar Çeferin nga Sllovenia është zgjedhur sot president i ri i organizatës evropiane të futbollit, UEFA, duke e zëvendësuar ish-presidentin e pezulluar, Michel Platini.

Duke folur në Kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-s në Athinë të Greqisë, zoti Platini tha se e ka “ndërgjegjen e pastër dhe se nuk ka bërë gabime dhe për këtë do ta vazhdoj luftën në gjykatë”, raporton agjencia DPA.

Platini ishte suspenduar lidhur me një pagesë të parregullt prej afro 2 milionë frankave zvicerane, që e kishte marrë nga presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, në vitin 2011, për punën e mëhershme si këshilltar presidencial në FIFA.

Kundërkandidat i zotit Çeferin në Atinë ishte holandezi, Michael van Praag.

XS
SM
MD
LG