Ndërlidhjet

Juncker: Megjithë largimin e Britanisë, BE-ja nuk është në rrezik


Jean-Claude Juncker gjatë fjalimit të sotëm në Parlamentin Evropian në Strasburg
Jean-Claude Juncker gjatë fjalimit të sotëm në Parlamentin Evropian në Strasburg

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se e ardhmja e Bashkimit Evropian nuk është “në rrezik”, megjithë vendimin e Britanisë për largim.

“Ne e respektojmë dhe në të njejtën kohë shprehim keqardhje për vendimin e Britanisë, por BE-ja si e tillë nuk është në rrezik”, tha sot Juncker, në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Zoti Juncker tha se ai dëshiron që largimi i Britanisë të ndodhë shpejtë “në mënyrë që raportet e BE-së me Mbretërinë e Bashkuar, që duhet të mbesin në baza miqësore, të marrin një formë tjetër”.

Por, ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Britania dëshiron ta mbajë qasjen në tregun e përbashkët evropian me 500 milionë konsumatorë, atëherë ajo, po ashtu, duhet t’i pranoj parimet themelore të BE-së për lëvizje të lirë të njerëzve.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se bisedimet formale për dalje nga BE-ja, nuk do të fillojnë deri në vitin 2017.

Zoti Juncker theksoi se dalja e Britanisë nga BE-ja, që njihet si Brexit, ka ofruar vërejtje se BE-ja ballafaqohet me luftë për mbijetesë kundër nacionalizmit në Evropë, duke thënë se “fragmentarizmi” në kontinent paraqet “hapësirë për popullizëm të madh”.

XS
SM
MD
LG