Ndërlidhjet

Gorbachev anulon vizitën në Pragë për shkaqe shëndetësore


Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev ka anuluar udhëtimin e tij për në Republikën Çeke, për shkak të probleme shëndetësore.

Gorbachev, 85-vjeçar, ishte paraparë që të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë në Evropë në Pragë, e cila do të mbahet në Pragë nga 16 dhe më 18 shtator.

Organizatorët e kësaj konference kanë thënë sot se doktorët e Gorbachev e kanë këshilluar atë që të mos udhëtojë, pasi ai ishte ndjerë keq më 13 shtator.

Fondacioni Gorbachev, me bazë në Moskë, që është njëri prej organizatorëve të kësaj konference, kanë konfirmuar se Gorbachev nuk është ndjerë mirë por se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

Gorbachev, që ishte i ftuari kryesor i kësaj ngjarje, gjithashtu pritej që të takohej me presidentin e Çekisë, Milos Zeman.

Vizita e fundit zyrtare e Gorbachev në Çeki ishte në vitin 1999, kur ai pranoi çmimin më të lartë shtetëror “Urdhëri i Luanit të Bardhë”, nga presidenti i atëhershëm çek, Vaclav Havel.

Politikat e liberalizimit të Gorbachev në vitet 1980 të njohura si “perestroika”, çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG