Ndërlidhjet

Roja bregdetare italiane shpëton 650 migrantë


Ilustrim

Ilustrim

Roja bregdetare italiane, sot ka njoftuae se ka gjetur trupat e pesë migrantëve, ndërkaq 650 të tjerë janë shpëtuar.

Migrantët e shpëtuar kanë qenë duke udhëtuar me pesë varka dhe anije të vogla, thuhet në deklaratën e rojës bregdetare, njofton AFP.

Në gjashtë operacionet e shpëtimit është përfshirë edhe një anije e një organizate joqeveritare nga Malta, së bashku me anijet detare të Irlandës, të cilët kanë gjetur pesë trupat.

Më 5 shtator, në detin Mesdhe, në zonën në mes të Italisë dhe Libisë, u gjetën 15 trupa të migrantëve të mbytur.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, që prej fillimit të vitit, në vend kanë arritur 128,397 migranë, që është për 5 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG