Ndërlidhjet

Gjumi i gjatë gjatë ditës, “shenjë paralajmëruese” për diabet


Ilustrim
Ilustrim

Gjumi i ditës më gjatë se një orë mund të jetë shenjë paralajmëruese për diabetin e tipit 2, thonë hulumtuesit japonezë.

Ata kanë gjetur këtë lidhje pas vëzhgimit të mbi 300,000 njerëzve.

Ekspertët britanikë kanë thënë se njerëzit me sëmundje afatgjate dhe diabet të padiagnostikuar shpesh ndjehen të lodhur gjatë ditës. Por, ata kanë thënë se nuk ka prova se gjumi i ditës shkakton ose rrit rrezikun e diabetit, raporton BBC.

Studimi i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Tokios, megjithatë, ka gjetur lidhje midis gjumit të gjatë gjatë ditës dhe rrezikut për 45% më të lartë për diabet tipi 2.

Hulumtuesit kanë thënë se gjumi i gjatë gjatë ditës mund të jetë rezultat i gjumit të trazuar gjatë natës.

Dhe, ky çrregullim i gjumit, sipas tyre, mund të rrisë rrezikun për sulme në zemër, probleme kardiovaskulare dhe çrregullime të tjera metabolike, përfshirë diabetin tipi 2.

XS
SM
MD
LG