Ndërlidhjet

OKB: Mbi 9,600 të vrarë në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Kombet e Bashkuara thanë se numri i të vrarëve në konfliktin në lindje të Ukrainës ka kaluar 9,600.

Zyra për të Drejta të Njeriut e OKB-së (OHCHR) tha se ka dokumentuar 9,640 vrasje të lidhura me konfliktin dhe 22,431 të plagosur.

Viktimat përfshijnë forca të armatosura të Ukrainës, civilë dhe anëtarë të grupeve të armatosura.

Konflikti në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, ka nisur qysh në mes të prillit 2014.

Muaj më parë, palët kanë arritur marrëveshje për armëpushim, por ajo është shkelur vazhdimisht.

XS
SM
MD
LG