Ndërlidhjet

Obamës i kërkohet të falë Snowdenin


Ilustrim
Ilustrim

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që, përpara se të përfundojë mandatin në muajin janar, të falë ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, për publikim të sekreteve shtetërore.

The American Civil Liberties Union (ACLU), Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë nisur një peticion online në mbështetje të Snowdenit, i cili jeton në mërgim në Rusi.

Snowden, në vitin 2013, ka publikuar dokumente në lidhje me programin e mbikëqyrjes të Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

“Rastet si Edward Snowden janë pikërisht arsyeja përse ekziston fuqia e faljes presidenciale”, tha thënë drejtori ekzekutiv i ACLU, Anthony Romero.

“Ka një konsensus të gjerë se veprimet e Edward Snowdenit kanë nxitur debat të paparë për kufijtë e mbikëqyrjes së qeverisë. Vepirmet e tij kanë rezultuar edhe me refoma të gjera në ligj dhe në teknologji, të cilat mbrojnë amerikanët dhe individët në gjithë globin”, shtoi Romero.

Snowden ka thënë se nuk ka kërkuar të falet. Ai po ashtu ka thënë se nuk beson në gjykim të drejtë në SHBA, pasi Akti i Spiunazhit i vitit 1917 nuk i lejon të shpjegojë arsyet për publikimin e dokumenteve.

XS
SM
MD
LG