Ndërlidhjet

Armëpushimi në Siri po mbahet; problem me ndihmat


Staffan de Mistura
Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se “ka problem” në dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia.

De Mistura tha se Qeveria siriane nuk ka siguruar të ashtuquajturat “dokumente lehtësuese”, të cilat lejojnë hyrjen e kamionëve me ndihma.

Mësohet se 40 kamionë me ushqime dhe furnizime të tjera presin në kufirin turk.

Prioritet për ndihma është qyteti i Alepos në Siri, ku ndodhen të bllokuar rreth 250,000 banorë.

De Mistura tha se armëpushimi, qysh të hënën, është mbajtur në mënyrë të konsiderueshme.

“Reduktimi i dhunës – edhe pse do të kemi raporte të tjera gjatë ditës – ka ndodhur në masë të madhe”, tha De Mistura.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të kërkojnë nga palët ndërluftuese në Siri të lejojnë kalimin e sigurt të ndihmave për civilët e rrethuar.

XS
SM
MD
LG