Ndërlidhjet

Policia: Nuk kishte mjet shpërthyes në shtëpinë e drejtorit të Postës së Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka gjetur mjet shpërthyes në shtëpinë e drejtorit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

"Pas hetimeve, policia ka konstatuar se nuk ka pasur të bej me një mjet shpërthyes", tha Borovci.

Gjatë ditës, Policia kishte marrë informacione se një mjet i dyshimtë gjendej në shtëpinë e Sejdi Hoxhës, por më pas u konstatua se nuk bëhej fjalë për ndonjë mjet shpërthyes.

XS
SM
MD
LG