Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë për terrorizëm kundër pesë imamëve dhe hoxhallarëve


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve: B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R.

Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste.

Kurse të pandehurit E. G. dhe M. M. po ashtu, sipas aktakuzës, kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë.

Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve.

XS
SM
MD
LG