Ndërlidhjet

FIFA: Argjentina e para, Kosova shënon përparim për 22 vende


Argjentina e ka shtuar epërsinë e saj në ranglistën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), të publikuar sot, derisa Brazili ka përparuar për pesë vende dhe tash plasohet në vendin e katërt.

Argjentina është e para në kategorinë e kombëtareve të futbollit me 1,646 pikë, Belgjika radhitet e dyta me 1,369, ndërsa kampioni botëror, Gjermania, është e treta me 1,347 pikë, raporton agjencia DPA.

Prej federatave të reja që së fundit janë pranuar në FIFA, Kosova ka përparuar për 22 vende dhe radhitet e 168-ta, ndërsa Gjibraltari është në pozitën e fundit (205), së bashku me Anguillën, Bahamet, Xhibutin, Eritrenë dhe Somalinë.

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj e ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në histori në kualifikimet për Kampionatim Botëror 2018, kundër Finlandës dhe si mysafire ka barazuar me rezula1:1.

XS
SM
MD
LG