Ndërlidhjet

logo-print

Trump thotë se ndjehet si 30 vjeçar, derisa Clinton po ripërtrihet


Donald Trump dhe Hillary Clinton

Donald Trump dhe Hillary Clinton

Doktoresha Lisa Bardack, thotë se e nominuara demokrate për presdiente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, është “e shëndoshë dhe e aftë për të shërbyer” si presidente.

“Ajo po ripërtrihet mirë me antibiotikë dhe pushim”, tha Lisa Bardack, mjeke e zonjës Clinton, në një letër të publikuar sot nga fushata e saj.

“Ajo vazhdon të mbetet e shëndoshë dhe e aftë të shërbej si presidente e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e saj.

Hillary Clinton, 68 vjeçare, tha se kishte ndjerë trullosje dhe e kishte humbur drejtpeshimin në ceremoninë e përkujtimit më 11 shtator në Nju Jork.

Ajo ishte diagnostikuar me pneumoni.

Shëndeti i zonjës Clinton i kishte shtuar shqetësimet për aftësinë e saj për të qenë presidete amerikane.

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump, në programin televiziv “Doctor Oz Show”, që është xhiruar dje, për gjendjen e tij shëndetësore, tha:

“Unë jam pothuajse në moshë të njejtë si Ronald Reagan (kur ishte poresident) dhe Clinton është një vit pas meje. Nuk e di a ka kjo kuptim, por duke u bazuar në jetën time, do të thoja se ndjehem mirë sot ashtu sikur isha në moshën 30 vjeçare”, tha Donald Trump.

XS
SM
MD
LG