Ndërlidhjet

logo-print

Powell: Trumpi “racist”, ndërsa Clinton “arrogante”


Colin Powell derisa ishte sekretar amerikan i shtetit

Colin Powell derisa ishte sekretar amerikan i shtetit

Në emailat e ri që kanë rrjedhë në opinion, ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, e quan Donald Trumpin “turp kombëtar”, “i braktisur” nga shoqëria, dhe “racist”.

Zoti Powell, po ashtu, e ka kritikuar edhe Hillary Clintonin, të cilën e akuzon për “grykëse” dhe “arrogante”, por thotë se ende e konsideron mike.

Këta emaila janë publikuar në faqen në Internet, DCLeaks.com, që është akuzuar se është kanal i hakerëve rusë.

Këta janë emailat e fundit në serinë e rrjedhjeve, që duket se kanë për qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti.

Colin Powell, që ka pranuar se emailat janë autentikë, është person shumë i respektuar dhe gjeneral armate në pension, i cili ka pasur plane për të garuar për Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG