Ndërlidhjet

logo-print

Steinmeier: Armëpushimi në Ukrainë duket se po respektohet


Frank-Walter Steinmeier (i dyti nga e majta) në bisedë me monitoruesit e OSBE-së në Kramatorsk

Frank-Walter Steinmeier (i dyti nga e majta) në bisedë me monitoruesit e OSBE-së në Kramatorsk

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se armëpushimi i ri i shpallur në pjesën lindore të Ukrainës, duket se po respektohet.

“Ende është herët, por unë jam i inkurajuar për të mësuar nga monitoruesit e OSBE-së se armëpushimi gjërësisht po respektohet prej mesnatës”, u tha dje gazetarëve Steinmeier, gjatë vizitës në qytetin Kramatorsk, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të qeverisë.

“Kjo tregon se palët mund ta kontrollojnë situatën nëse ekziston vullneti politik”, tha Steinmeier.

Prej prillit të vitit 2014, nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9,600 vetë.

XS
SM
MD
LG