Ndërlidhjet

logo-print

Suedi: Një gjykatë e apelit e ka mbështetur fletarrestin për Assangen


Julian Assange

Julian Assange

Një gjykatë e apelit në Suedi e ka lënë në fuqi fletarrestin për themeluesin e faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange, lidhur me akuza për dhunim, duke e hedhur poshtë ankesën e tij.

Hakeri kompjuterik australian 45 vjeçar, Julian Assange, deri tash e ka evituar dorëzimin e tij në Suedi, duke gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, prej vitit 2012.

Në njoftimin e sotëm të gjykatës theksohet se “e ndanë vlerësimin me gjykatën e qarkut se Julian Assange është ende i dyshuar në kauzën e mundshme të dhunimit...dhe se ekziston rreziku se ai do tu shmanget procedurave juridike ose dënimit”.

Per Samuelsson, avokat suedez i zotit Assange, tha se ndaj këtij vendimi do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Assange është i kërkuar për tu marrë në pyetje nga policia e Suedisë, lidhur me akuzat e dyshuara për keqbërje seksuale gjatë qëndrimit të tij në këtë vend në vitin 2010. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, që janë bërë nga dy femra.

Assange frikësohet se nëse ekstradohet në Suedi, atëherë ai do të dërgohej në Shtetet e Bashkuara për ndjekje, për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete në WikiLeaks.

XS
SM
MD
LG