Ndërlidhjet

Poroshenko: Rusia e bëri Krimenë "kamp përqëndrimi"


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, akuzoi Rusinë për transformimin e Krimesë në “kamp përqëndrimi” dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që të vendosin sanksione të reja kundër Moskës.

Duke folur në një forum në Kiev, Poroshenko tha se Rusia ka ndjekur një politikë të shtypjes kundër qytetarëve ukrainas në Krime, prejse ka marrë kontrollin e saj në mars të vitit 2014.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët duhet të mbajnë sanksionet ekzistuese kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, dhe të ndërmarrin masa të reja ndëshkuese kundër industrive specifike.

Mbi 9,600 veta kanë humbur jetën në konfliktin në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, i cili ka nisur qysh më 2014.

XS
SM
MD
LG