Ndërlidhjet

logo-print

Kompletohet Ekipi Menaxhues për Asociacionin


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me institucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, Bashkimin Evropian dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të punojë në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit e ka konfirmuar lajmin gjatë një takimi që ka zhvilluar me shefen e re të Zyrës së BE-së / përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, zëvendësshefen e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander, dhe ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie.

Në komunikatë thuhet se Asociacioni do të jetë në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 (me Serbinë) dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe parashihet me Marrëveshjen e parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG