Ndërlidhjet

Kerry: S’ka marrëveshje me Rusinë pa arritur ndihmat në Alepo


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, porositi homologun e tij rus, Sergei Lavrov, se Uashingtoni nuk do të nisë fushatë të përbashkët të sulmeve kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, derisa ndihmat të mos arrijnë banorët e rrethuar.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se Kerry ka biseduar me Lavrovin përmes telefonit dhe ka thënë se SHBA pret që Moska të ushtrojë ndikimin e saj mbi presidentin sirian, Bashar al-Assad, “për të lejuar kamionët e OKB-së me ndihma humanitare që të arrijnë në Alepo dhe zona të tjera ku ka nevojë”.

Departamenti i Shtetit tha se vonesat e ndihmave janë “përsëritur” dhe janë “të papranueshme”.

Një armëpushim në Siri ka hyrë në fuqi më 12 shtator dhe është duke u respektuar në masë të madhe.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, mbi 400,000 veta kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG