Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni thotë se është vrarë “Ministri i Informacionit” i IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Pentagoni ka thënë se koalicioni që lufton kundër grupit militant Shteti Islamik, ka vrarë një udhëheqë të lartë të këtij grupi, që njihet si “Ministër i Informacionit”. Ai është vrarë gjatë sulmeve ajrore javën e kaluar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka deklaruar e Wa’il Adil Hasan Salman al-Fayad, gjithashtu i njohur si “Dr.Wa’il”, është vrarë në sulmet ajrore të 7 shtatorit, afër qytetit Raqqa në Siri.

“Wa’il ka mbikëqyrur prodhimin e videove propagandistike, ku shfaqeshin torturat e ekzekutimet e kryera të IS-it”, ka thënë Cook, duke e përshkruar atë si “një nga udhëheqësit më të lartë të IS-it” dhe një bashkëpunëtor të ngushtë të Ebu Muhamed el-Adnani, propagandistin e vrarë më 30 gusht.

Zyrtarët e SHBA-së “do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e koalicionit për të ndërtuar momentum”, në fushatën kundër IS-it “deri në mposhtjen” e këtij grupi, ka thënë Cook.

XS
SM
MD
LG