Ndërlidhjet

logo-print

Obama takohet javën e ardhshme me Abadin


Foto arkiv

Foto arkiv

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama më 19 shtator do të takohet me kryeministrin iranian, Haidar al Abadi. Takimi do të zhvillohet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky takim vjen pas përgatitjeve për të marrë kontrollin e qytetit Mosul nga grupi militant, Shteti Islamik.

“Dy liderët do të kenë mundësinë që të diskutojnë për fushatën kundër IS-it si dhe për fushatën për ta çliruar Mosulin”, ka thënë zëvendëskëshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 400 trupa shtesë në Irak më herët gjatë këtij muaji, përderisa forcat loakle janë duke përgatitur sulmin në qytetin e dytë më të madh në Irak

Xhihadistët e kanë marrë nën kontroll Mosulin në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG