Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i jep 1.2 milion dollarë familjes së një viktime të vrarë me dron


Qeveria e SHBA-së ka paguar 1.2 milionë dollarë një familje italiane pasi një punëtor humanitar, ishte vrarë nga sulmet e SHBA-së me dron në Pakistan.

Besohet se kjo është pagesa e parë e këtij lloji që Uashingtoni ka bërë për një familje të një viktime me fronë jashtë zonës zyrtare të luftës.

Giovanni Lo Porto, 37 vjeçar, ishte vrarë, derisa ishte duke u mbajtur peng nga Al-Qaeda në janar të vitit 2015. Punëtori humanitar amerikan, Warren Weinstein, 73 vjeçar gjithashtu është vrarë nga sulmet me dron.

Qeveria e SHBA-së ka ofruar dëmshpërmblim për familjet e civilëve të vrarë nga sulmet ajrore në Afganistan dhe Irak, por rasti i Lo Porto është ndryshe, pasi ai është vrarë në Pakistan dhe se Uashingtoni nuk kishte dërguar falje zyrtare më herët.

Pagesa e dëmshpërblimit është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë por akoma nuk është e qartë nëses edhe familja e amerikanit Weinstein do të dëmshpërblehet.

XS
SM
MD
LG