Ndërlidhjet

logo-print

Putin kërkon transparencë nga SHBA-ja për armëpushimin në Siri


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se vazhdon të jetë “pozitiv” lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur me SHBA-të javën e kaluar por i ka bërë thirrje Uashingtonit për më shumë transparencë.

Putin, duke folur në kryeqytetin kirgiz, në Bishkek, ka thënë sot se “unë jam pozitiv dhe jo negativ” por se Uashingtoni duhet të jetë “i sinqertë”.

Moska e ka akuzuar Uashingtonin se po refuzon të ndajë detaje të marrëveshjes së armëpushimit me Sirinë.

“Ata nuk duan t’i bëjnë publike detajet para komunitetit botërror...”, tha Putin.

Ai gjithashtu ka akuzuar rebelët opozitare që po luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad – që është aleat i Rusisë- se po e përdorin armëpushim “për tu rigrupuar”.

Putin ka thënë se Uashingtoni është duke u përballur “me një problem të vështirë”, që të ndajë rebelët nga terroristët, duke iu referuar kështu grupit Jabhat al-Sham, që më herët njihen si Fronti al-Nusra dhe militantëve të Shtetit Islamik.

SHBA dhe Rusia kanë anuluar një takim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi armëpushimin në Siri.

XS
SM
MD
LG