Ndërlidhjet

Pakistan: Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në një xhami


Ilustrim
Ilustrim


Në veriperëndim të Pakistanit, ku nga një sulm vetëvrasës në një xhami u vranë të paktën 36 persona, është vendosur masa e shtetrrethimit.

Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në qarkun fisonr Mohmand.

Të paktën 29 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi në fshatin Pai Khan. Rreth 200 besimtarë ishin brenda xhamisë në kohën kur ndodhi sulmi.

Jamaat-ut-Ahrar, që është një fraksion i shkëputur i talibanëve, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky grup gjithashtu kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në një zyre të avokatëve në Quetta, ku u vranë 73 persona më 8 gusht.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka dënuar sulmin dhe ka thënë se qeveria do të vazhdojë luftën kundër ekstremistëve.

SHBA po ashtu ka dënuar këtë sulm dhe ka inkurajuar Islamabadin që të vazhdojë të luftojë kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG