Ndërlidhjet

Përleshje në mes të policisë dhe protestuesve në Baku


Protesta e sotme në Baku, Azerbajxhan

Protesta e sotme në Baku, Azerbajxhan

Policia është përleshur me protestuesit në kryeqytetin e Azerbajxhanit në Baku, pas një proteste antiqeveritare.

Policia ka ndërhyrë pasi qindra portestues kanë protestuar kundër mbajtjes së referendumit, përmes së cilit, pritet që presidentit Ilhan Aliyev t’i jepen kompetenca më të mëdha dhe zgjatje të mandatit.

Disa gazetarë po ashtu janë arrestuar gjatë protestës, përfshirë këtu edhe dy gazetarë që bashkëpunojnë me Shërbimin e Azerbajxhanit, të Radios Evropa e Lirë.

Një gazetar i Radios Evropa e Lirë është marrë nga policia dhe është futur në një autobus me rreth 30 të arrestur të tjerë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Protesta është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Forcave Demokratike, që është një organizatë ombrellë e disa prej frocave opozitare të Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG