Ndërlidhjet

Siria mohon se po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma


Siri
Siri

Qeveria e Sirisë ka thënë sot se është duke bërë të gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të vijnë ndihma humanitare në të gjitha pjesët e vendit, duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, se Damasku po ndalon hyrjen e konvojeve me ndihma, raporton Reuters.

Qeveria siriane shton se ka kryer të gjitha lehtësiarat e duhur që ndihma të arrijë në lindje të qytetit Alepo, por se nuk do të japin garanci lidhur me sigurinë e konvejeve, teksa rebelët ende luftojnë përgjatë rrugës për në këtë qytet.

Dy konvoje me ndihma, që destinacion kanë Alepon, që disa ditë janë duke pritur në kufirin me Turqinë. OKB ka thënë se të dyja palët duhet të falësohen për vonesat e arritjes së ndihmave në Alepo dhe në vende të tjera në Siri.

Sidoqoftë, zyrtarë të OKB-së, kanë akuzuar qeverinë sirianë se nuk po jep dokumente në mënyrë që konvojet të kalojnë kufirin dhe të futen në Siri.

Dërgimi i ndihmave humanitare në Alepo është pjesë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG