Ndërlidhjet

8 të plagosur nga sulmi me thikë në Minnesota


Ilustrim
Ilustrim

Tetë persona janë dërguar në spital pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në veri të shtetit të Minnesotas në SHBA.

Të plagosurit, sipas zyrtarëve amerikanë nuk kanë lëndime serioze.

I dyshuari i këtij sulmi në qytetin St.Cloud, është vrarë nga një polic që nuk ishte në detyrë.

Sulmuesi, që kishte një thikë, ishte veshur me uniformë të sigurimit,gjatë kohës së sulmit dhe ka bërë “disa referenca të Allahut”, ka thënë shefi i policisë në St.Cloud, Blair Anderson.

“Ne e kemi konfirmuar se sulmuesi kishte pytur të paktën një person se a është mysliman, përpara se t’i sulmonte”, ka shtuar Anderson.

Shefi i policisë ka refuzuar që ta quaj këtë sulm si akt të terrorizmit, duke thënë se motivet e këtij sulmi janë akoma të panjohura.

XS
SM
MD
LG