Ndërlidhjet

Turqia ndalon 137 migrantë që ishin nisur drejt Greqisë


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve turke thotë se 137 migrantë janë ndaluar, teksa kanë tentuar që të kalojnë përmes detit Egje në Turqi për në ishujt grek.

Agjencia Anadolu thotë se 95 migrantë ishin nga Siria, Afaganistani dhe Iraku. Ata kishin tentuar që të arrinin në ishujt grek Lesbos dhe Chios, përmes tre barkave, raporton AP.

Ndërkaq, 42 migrantët e tjerë, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, janë kapur teksa kanë tentuar të arrinin në ishullin Kos.

Sipas të dhënave të rojes bregdetare të Turqisë, vetëm në muajin gusht 1,603 migrantë kanë tentuar të arrijnë në Greqi. Kjo shifër është poshtuajse dy herë më e madhe krahasuar me muajin korrik.

Agjencia e BE-së, Frontex ka thënë se këtë javë numri i migrantëve që kanë arritur në ishujt grek është rritur krahasuar me muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG