Ndërlidhjet

logo-print

Protestë para ambasadës së Rusisë në Kiev


Ambasada e Rusisë në Kiev

Ambasada e Rusisë në Kiev

Dhjetëra protestues të krahut të djathtë janë mbledhur pranë ambasadës ruse në Kiev të Ukrainës, ku është hapur një qendër votimi, me qëllim që qytetarët rusë të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Lideri i partisë Svoboda, Ihor Miroshnichenko, që ishte në mesin e protestuesve, ka thënë se Ukraina nuk duhet të jeojë “që armiku dhe shteti agresor”, të mbajë zgjedhje të paligjshme në Ukrainë.

Një protestues është arrestuar gjatë përleshjes me policinë, pasi disa protestues nacionalistë kanë tentuar që të ndalojnë qytetarët rusë që të votojnë.

Një përleshje ndodhi edhe pranë ndërtesës së konsullatës ruse në Odesa të Ukrainës.

Rusia po mban zgjedhje edhe në gadishullin e Krimesë. Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen atje, që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Rusisë, në territorin e Ukrainës, ka zemëruar qeverinë ukrainase. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Maryana Betsa ka thënë se votimet për zgjedhjet e Rusisë, nuk do të zhvillohen në Ukrainë.

Rreth 80 mijë votues rusë jetojnë në Ukrainë, kanë thënë zytarët rusë.

XS
SM
MD
LG