Ndërlidhjet

Siri: Armëpushimi para shkatërrimit pas sulmeve ajrore në fundjavë


Pamje pas sulmeve të fundit ajrore në Alepo
Pamje pas sulmeve të fundit ajrore në Alepo

Armëpushimi në Siri sot duket se është para shkatërrimit pas sulmit ajror të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga i cili u vranë së paku 62 ushtarë qeveritare të Sirisë, gjatë fundjavës, ndërsa qyteti i Alepos u godit nga sulmet e para ajrore në pothuajse një javë.

Korrespondentët thonë se sulmet e djeshme në lagjet e Alepos, nën kontrollin e kryengritësve, rrezikojnë ripërtritjen e luftës në qytet dhe kjo mund të jetë kërcënimi më serioz për armëpushim deri tash.

Ndalja e luftimeve në dhe rreth qytetit Alepo dhe dërgimi i ndihmave humanitare me rëndësi të madhe, ishin komponentet kryesore të armëpushimit, që kishte hyrë në fuqi më 12 shtator.

Bashkësponzorët e marrëveshjes, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë fajësuar njëra-tjetrën për rrezikim të armëpushimit.

Tensionet lidhur me Sirinë janë shtuar edhe më tepër, pasi aeroplanët australianë, të involvuar në sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, para dy ditësh i kanë vrarë dhjetëra ushtarë të Sirisë.

XS
SM
MD
LG