Ndërlidhjet

Obama: Shoqëria amerikane – jombështetëse ndaj femrave të fuqishme


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zgjedhur një femër presidente, pasi shoqëria amerikane nuk është mbështetëse ndaj femrave të fuqishme.

Këto komente zoti Obama i bëri në Nju Jork, gjatë një ngjarjeje për tubimin e fondeve për Partinë Demokratike.

Mëtutje, ai theksoi se në zgjedhjet presidenciale ndërmjet ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe biznesmentit republikan, Donald Trump, nuk duhet të ketë paqartësi.

Duke iu referuar kandidatit Trump, por pa e përmendur emrin e tij, Obama tha se “ky person nuk është i kualifikuar të jetë president”.

Megjithatë, sipas tij, polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara i ka bërë këto zgjedhje më të paqarta se sa që do të duhej të ishin.

Kjo referencë kishte të bënte me hulumtimet e fundit të opinionit, që sugjerojnë se gara ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit është tejet e barabartë.

XS
SM
MD
LG