Ndërlidhjet

SHBA: Ka eksploduar pajisja e gjetur në Nju Xherzi


Policia amerikane duke e bllokuar rrugën pas një eksplodimi në Chelzi në Menhetën
Policia amerikane duke e bllokuar rrugën pas një eksplodimi në Chelzi në Menhetën

Zyrtarët amerikanë thonë se një pajisje e dyshuar, e gjetur në një kontejener të mbeturinave afër stacionit të trenave në vendbanimin Elizabeth të Nju Xherzit, ka eksploduar sot herët në mëngjes, dersia ekipi për bomba përpiqej ta çarmatoste me një robot.

Prefekti i këtij vendbanimi, Christian Bollwage, tha se ekspertët për bomba ishin duke punuar për çarmatosjen e njëres prej pesë pajisjeve të dyshuara në një çantë, që ishte zbuluar në kontejnerin e mbeturinave afër stacionit të trenave.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime eventuale.

Zbulimi i çantës u bë pas eksplodimit të pardjeshëm në Menhetën të Nju Jorkut, me ç’rast u plagosën 29 vetë, dhe pasi një pajisje e paeksploduar, në formë të enës me presion, ishte gjetur disa blloqe mëtutje.

Nga një shpërthim i një bombe gypore në Nju Xherzi, është anuluar një manifestim ushtarak humanitar.

Zyrtarët thanë se nuk ka dëshmi fillestare që ndonjërin prej këtyre sulmeve e ndërlidhin me ndonjë grup ndërkombëtar terrorist.

XS
SM
MD
LG