Ndërlidhjet

Gjermani: Në zgjedhjet shtetërore në Berlin – disfatë e Merkelit


Një person duke i shikuar diagramet për zgjedhjet e djeshme shtetërore në Berlin
Një person duke i shikuar diagramet për zgjedhjet e djeshme shtetërore në Berlin

Partia CDU e kancelares, Angela Merkel, ka pësuar edhe një disfatë në zgjedhje, para votimeve të përgjithshme, vitin e ardhshëm në Gjermani.

Rezultatet zyrtare tregojnë se partia CDU fitoi 17.6% të votave në zgjedhjet e djeshme shtetërore në Berlin, që është rezultati i saj më i keq i të gjitha kohërave në Berlin.

Partia SPD e qendrës së majtë i ka fituar zgjedhjet me afro 22% të votave.

Partia e Majtë antikapitaliste ka fituar 15.6%, ndërsa Partia e Gjelbërt, mori 15.2%.

Me 14% të votave, partia e krahut të djathtë kundër imigrantëve, Alternativa për Gjermnai (AfD) do të përfaqësohet në parlamentin shtetëror të Berlinit për të parën herë.

Këto votime u bënë dy javë pasi CDU doli e treta në shtetin lindor, Meklenburg – Pomerania Perëndimore, nga partia AfD.

Popullariteti i kancelares Merkel ka rënë për shkak të vendimit të saj për hapjen e kufijve të Gjermanisë për migrantët vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG