Ndërlidhjet

logo-print

Një afgan i natyralizuar kërkohet për eksplodimin në Nju Jork


Zyrtarët e Nju Jorkut Bill de Blasio (majtas) dhe Andrew Cuoma gjatë vizitës në vendin e shpërthimit në Çelzi (Menhetën)

Zyrtarët e Nju Jorkut Bill de Blasio (majtas) dhe Andrew Cuoma gjatë vizitës në vendin e shpërthimit në Çelzi (Menhetën)

Zyrtarët amerikanë thonë se janë në kërkim të personit 29 vjeçar, të identifikuar si Ahmad Khan Rahami, lidhur me eksplodimin e pardjeshëm në Nju Jork.

Policia lokale sot e ka publikuar fotografinë e këtij personi, që është shtetas amerikan i natyraizuar, me origjinë afgane.

Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se ky person kund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Nga eksplodimi i një bombe të prodhimit shtëpiak në vendbanimin Çelzi të Menhetënit, janë plagosur 29 vetë.

Autoritetet ende po zhvillojnë hetime nëse shpërthimi ishte i ndërlidhur me një enë nën presion të paeksploduar, që është gjetur disa blloqe mëtutje, pastaj me një bombë gypore, që ka eksploduar në Nju Xherzi dhe një pasjije eksploduese, që është gjetur në një çantë afër një stacioni të trenit në Nju Xherzi.

XS
SM
MD
LG