Ndërlidhjet

Pakistani i kundërpërgjigjet Indisë për sulmin në Kashmir


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif

Pakistani i është kundërpërgjigjur akuzve të Indisë që thotë se qëndron prapa sulmit vdekjeprurës në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India.

Mnistria e Jashtme e Pakistanit, ka thënë se kryeministri Nawaz Sharif i ka shkruar letër pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me “shkeje të rënda të të drejtave të njeriut”, të kryera nga forcat indiane të sigurisë në rajonin e Himalajeve.

Më herët Ministria e Jashtme ka dënuar “deklaratat sarkastike dhe të pabaza” të Indisë dhe ka thënë se India po përpiqet që të shmangë vëmendjen nga shkeljet e të drejtateve të njeriut në Kashmir.

Të paktën 17 ushtarë indianë dhe katër sulmues janë vrarë në sulmin në bazën ushtarake në qytetin Uri.

Zyrtarët e ushtrisë së Indisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë “terrorist të huaj” dhe se hetimet e para sugjerojnë se ata ishin pjesëtarë të grupit militant Jaish-e-Mohammed, që e ka bazën në Pakistan.

XS
SM
MD
LG