Ndërlidhjet

logo-print

Merkel pranoi përgjegjësinë për humbjen në Berlin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi përgjegjësinë për humbjen e partisë së saj CDU në zgjedhjet shtetërore në Berlin.

Rezultatet zyrtare treguan se CDU fitoi 17.6 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, çfarë është rezultati më i keq i regjistruar ndonjëherë në Berlin.

Social-Demokratët e qendrës së majtë dolën partia më e fortë, me 22 përqind, ndërsa partia antimigrante e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, fitoi 14 përqind të votave dhe do të futet në parlamentin shtetëror për herë të parë.

“Sikur të mundem, do ta ktheja kohën prapa për shumë e shumë vite për t’u përgatitur më mirë”, tha Merkel.

Këto zgjedhje janë zhvilluar dy javë pas humbjes që ka pësuar partia e Merkelit në landin e vetë kancelares, Meklenburg-Vorpomern.

Popullariteti i Merkelit ka rënë prejse ajo ka marrë vendim të hapë kufijtë për migrantët, vitin e kaluar.

Merkel, megjithatë, mbrojti politikën e saj ndaj migrantëve, duke e cilësuar si “absolutisht korrekte”.

XS
SM
MD
LG