Ndërlidhjet

Volejbollistë të Kubës dënohen për përdhunimin e finlandezes


Ilustrim
Ilustrim

Pesë anëtarë të kombëtares së volejbollit të Kubës janë dënuar për përdhunimin e një gruaje finlandeze, gjatë turneut të Ligës Botërore në Tampere.

Katër prej tyre, përfshirë kapitenin, janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa i pesti me tre vjet e gjysmë.

Ata janë arrestuar në qytetin jugor të Finlandës, Tampere, më 2 korrik, pasi një grua ka thënë se është përdhunuar në hotelin ku ka qëndruar ekipi.

Me daljen e akuzave, dy trajnerë të ekipit janë shkarkuar.

XS
SM
MD
LG