Kombet e Bashkuara pezulluan të gjitha ndihmat humanitare në Siri, pas një sulmi vdekjeprurës në kamionët me furnizime, në qytetin verior të Alepos.
Zëdhënësi i çështjeve humanitare të OKB-së, Jens Laerke, tha se pezullimi do të vlejë deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shprehur “zemërimin” e saj ndaj sulmit të 19 shtatorit, i cili, sipas aktivistëve, ka lënë 12 njerëz të vrarë.
Nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit.
Ai ka ndodhur disa orë pasi ushtria e Sirisë e ka shpallur të përfunduar armëpushimin njëjavor, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Lexoni edhe këtë: