Ndërlidhjet

logo-print

Kremlini: “Shpresa të dobëta” për armëpushim në Siri


Moskë

Moskë

Rusia tha se armëpushimi në Siri mund të vazhdojë vetëm nëse ndalen sulmet kundër forcave qeveritare.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shpresat për përtëritje të armëpushimit janë “shumë të dobëta”.

“Kushtet janë të thjeshta. Të shtënat duhet të ndalojnë dhe terroristët duhet të ndalojnë sulmet kundër trupave siriane”, tha Peskov.

“Dhe, sigurisht nuk do të ishte keq sikur kolegët tanë amerikanë të mos i bombardonin aksidentalisht sirianët”, tha Peskov, duke iu referuar sulmit të një koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër të ashtuqujturit Shteti Islamik, që ka ndodhur në fundjavë në qytetin Deir el-Zor.

Në këtë sulm janë vrarë së paku 62 ushtarë sirianë.

Komentet e Peskovit vijnë një ditë pasi ushtria e Sirisë e ka shpallur të përfunduar armëpushimin njëjavor, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG