Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Paraqiten rregulla të reja për veturat pa shoferë


Ilustrim

Ilustrim

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur udhëzime të reja për automobilat pa shoferë, duke i dhënë industrisë një shtytje përpara, në periudhën kur prodhuesit e veturave dhe kompanitë teknike po nguten për ta provuar këtë teknologji.

Rregullat e publikuara dje nga Departamenti i transportit synojnë sjelljen e një rendi pasi prodhuesit e veturave, si Tesla Motors, dhe kompanitë teknologjike si Google, po nguten në teste dhe prototipe të makinave vetëlëvizëse.

Në këto rregulla paraqiten udhëzimet për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes së privatësisë së njerëzve.

Kompania gjigante për transport, Uber, javën e kauar i ka filluar testet në Pitsburg të Pensilvanisë, me të cilat njerëzve u mundësohet t’i gjejnë veturat e kësaj kompanie që lëvizin pa shoferë.

Kompania Tesla, e njohur për veturat e saj elektrike të nivelit të lartë, po ashtu, i ka shitur dhjetëra mijëra makina të tilla me funksionin e vetëlëvizjes, me emrin Autopilot.

XS
SM
MD
LG