Ndërlidhjet

Merkel e pranoi një pjesë të fajit për disfatën zgjedhore


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se e pranon pjesën e saj të përgjegjësisë për “disfatën e hidhur” të partisë së saj CDU, në zgjedhjet shtetërore në Berlin.

Duke folur para reporterëve, zonja Merkel ka shprehur keqardhje lidhur me gabimet që i kanë kontribuar krizës së migrantëve gjatë vitit të kaluar në Gjermani.

“Sikur të ishte e mundshme, do ta ktheja kohën prapa për shumë vite, për përgatitje më të mira”, tha mbrëmë Angela Merkel, dhe ka shtuar se sikur ta dinte se njerëzit e dëshironin ndryshimin e politikës së saj të migrantëve, ajo do ta shqyrtonte një gjë të tillë.

Rezultatet zyrtare kanë treguar se kristian-demokratët e zonjës Merkel, fituan vetëm 17.6% të votave në zgjedhjet e 18 shtatorit, që ishte rezultati më i dobët i partisë CDU në Berlin.

XS
SM
MD
LG