Ndërlidhjet

Temperaturat globale thyejnë edhe një rekord


Ilustrim
Ilustrim

Shkencëtarët amerikanë kanë thënë se temperaturat botërore kanë arritur një rekord të ri gjatë muajit gusht.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka thënë se muaji i kaluar ishte për 0.92 gradë celsius më i nxehtë se sa mesatarja e temperaturave në shekullin 20.

Gjashtë nga 17 muajt më të nxehtë që janë regjistruar ndonjëherë kanë qenë këtë verë, ka thënë kjo agjenci federale.

Shefi i kësaj agjencie, Deke Arndt ka thënë se gazrat serë janë fajtori kryesor për rritjen e temperaturave.

XS
SM
MD
LG