Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra të vrarë nga një sulm ajror në një spital 


Siri, foto arkiv
Siri, foto arkiv


Një organizatë për ndihmë mjekësore thotë se të paktën katër pjesëtarë të stafit të saj janë vrarë nga sulmet ajrore në një spital në Siri.

Unioni për Kujdes Shëndetësor thotë se sulmet ajrore më 20 shtator kanë shkatërruar spitalin në qytetin e mbajtur nga rebelët Khan Touman, që gjendet në jug të Alepos.

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut me bazë në Londër ka thënë se në këtë sulm janë vrarë 13 njerëz përfshirë këtu doktorë dhe nëntë luftëtarë rebelë.

Shumicae rebelëve të vrarë i përkasin gruput Jabhat Fatah al-Sham, që më herët njihej me emrin Fronti al-Nusra.

Qyteti Khan Touman gjendet shumë pranë zonës ku më 19 shtator u sulmuan konvojet me ndihma të OKB-së ku u vranë të paktën 20 civilë.

XS
SM
MD
LG