Ndërlidhjet

Kompania “Envidity” e Wesley Clark merr leje për hulumtim, por jo për shfrytëzim


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka shqyrtuar dhe përkrahur vendimin e qeverisë, më të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e kompanisë “ Envidity Energy Kosova LLC’.

Anëtari i këtij komisioni, Blerim Grainca, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Qeveria i ka sjell në Kuvend propozimet për të dhënë dy licenca për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

“Komisioni i ka rekomanduar qeverisë se pas marrjes së lejes të kompanisë për hulumtim, kur vjen puna për leje të shfrytëzimit, prapë duhet të kthehet dhe votohet në Kuvend”, ka thënë Grainca.

Kompania “Envidity Energy Kosova”, e cila udhëhiqet nga gjenerali tashmë në pension Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999, ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik, diellit dhe kerozinës.

Kjo kompani ka tri vite që ka aplikuar për marrjen e licencës tek autoritetet kompetente në Kosovë .

XS
SM
MD
LG