Ndërlidhjet

Rrëzohet një avion luftarak sirian


Avion ushtarak sirian, foto arkiv

Avion ushtarak sirian, foto arkiv

Një avion luftarak sirian është rrëzuar afër kryeqytetit Damask por akoma është e paqartë nëse acioni është qëlluar me raketë apo është rrëzuar për shkaqe të problemeve teknike.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, grup me bazë në Londër, ka njoftuar se avioni është rrëzuar në veri të Damaskut.

Media shtetërore siriane ka raportuar se avioni luftarak është rrëzuar pasi kishte kryer një aksion ndaj grupit militant Shteti Islamik. Njoftohet po ashtu se piloti ka shpëtuar.

Akoma nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me shkakun e rrëzimit të këtij avioni.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e afërt me Shtetin Islamik ka thënë se militantët e kanë rrëzuar avionin pasi ai kishte kryer katër sulme ndaj grupit militant.

Më 18 shtator grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka rrëzuar një avion ushtarak në veri të Sirisë.

XS
SM
MD
LG